Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi së bashku me profesorët e UBT-së, Hazer Dana dhe Tomor Qela, morën pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit GEOBIZ, e cila u mbajt në Tiranë, në kuadër të projektit GEOBIZ, projekt ky i mbështetur nga Komisioni Evropian.
Në këtë konferencë, u prezantuan të gjitha aktivitetet e projektit që janë realizuar gjatë tre viteve të fundit, si dhe u ritheksua nevoja për implementimin e kurrikulës GEOBIZ, planin e mëtutjeshëm të programit dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve akademike për t’iu përgjigjur më mirë kërkesave të industrisë në rritje të gjeoinformatikës.
Projekti GEOBIZ ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve në fushën e arsimit të lartë, teksa UBT përmes këtij projekti ka ndërtuar kapacitete laboratorike, si dhe ka zhvilluar përmbajtje të re akademike.