Studentët e Fakultetit Gjuhë Angleze në UBT, së bashku me profesoreshën, dr. Alma Lama dhe profesorin Halil Bashota, morën pjesë në edicionin e katërt të festivalit ndërkombëtar “Nën braza të kohës”, i cili u organizua këtë vit në nder të përvjetorit të 40-të të vdekjes së veprimtarit Jusuf Gërvalla.
Në kuadër të këtij festivali studentët dhe profesorët e UBT-së vizituan muzeun e familjes Gërvalla në fshatin Dubovik dhe kullën e familjes Beqiraj në fshatin Strellc të Deçanit, me ç’rast panë nga afër pikat e lëvizjes së autorit, vendi ku ai ka jetuar, makinën e tij, rrobat që ai ka pasur veshur gjatë atentatit, dhe detaje të tjera të jetës së tij.
“Nën braza të kohës” është festival ndërkombëtar i artit në të cilin studentët dhe stafi akademik i UBT-së marrin pjesë nga fillimi i tij, duke u bërë bashkë me pjesëmarrës të tjerë që vijnë nga Austria, Kosova dhe Shkupi.