Një delegacion nga Gjermania i Delegacionit të Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane, vizituan Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, nga ku u pritën nga përfaqësues të UBT-së, të prirë nga drejtori për Çështje Akademike, Muhamet Ahmeti, sekretari i UBT-së, Artan Tahiri, drejtoresha e Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së, Lirigzona Morina, si dhe profesorët e UBT-së: dekani i Fakultetit të Arkitekturës Lulzim Beqiri, eksperti i IT-së, Betim Gashi, drejtori i Qendrës së Laboratorëve, Fisnik Laha, prodekanja e Shkencave Mjekësore, Shqipe Agushi, dekani i Fakultetit Sistemet Mjekësore, Blerton Abazi, drejtori akademik për Programet Mjekësore dhe Shëndetësore, Dukagjin Sokoli, si dhe përfaqësuesi i Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Muhamet Gërvalla.
Ky delegacion i prirë nga zëvendës-presidenti i grupit BASF, Thomas Narbeshuber, përgjegjës për Evropën Juglindore dhe shefes së Divizionit për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Sonja Eisenberg, u njoftuan nga afër nga përfaqësues të UBT-së me mundësitë unike që ofron UBT, laboratorët inovativ dhe zhvillimin që ka pasur UBT ndër vite.
Ndër të tjera, në këtë vizitë, ata patën mundësi që të shohin edhe zhvillimin e Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së, të parin dhe të vetmin në rajon si të tillë, në një vend ku shkenca, dija, përvoja dhe praktika janë gërshetuar së bashku për t’iu ndihmuar studentëve për një karrierë sa më profesionale.
Profesori i UBT-së, Blerton Abazi, delegacionit gjerman të Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane, iu ka prezantuar zhvillimin e sigurisë kibernetike në UBT si dhe inkorporimin e kësaj të fundit me Fakultetin Studime të Sigurisë dhe Sistemet e Informacionit, teksa profesori Betim Gashi i ka njoftuar përfaqësuesit gjerman me teknologjinë më të re të zhvilluar nga UBT në Kosovë, rrjetin global 5G.
Në këtë vizitë, përfaqësuesit e UBT-së, kanë njoftuar delegacionin nga Gjermania për projektet që UBT i ka nisur dhe është duke i implementuar në të mirë të shoqërisë, teksa në të njëjtën kohë kanë diskutuar edhe për projektet qe mund t’i ndërlidhin UBT-në dhe industrinë.