UBT News

UBT mirëpret Ambasadorin Dr. Christian Steiner në kuadër të Global UBT Fest

Në kuadër të Global UBT Fest, në Akademinë e Medias, Shkencave Politike dhe Juridikut, u mbajt një ligjëratë e veçantë nga Dr. Christian Steiner, Ambasador i Austrisë në Mal të Zi. Në hapje të aktivitetit, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i uroi mirëseardhje ambasadorit dhe e vlerësoi praninë e tij si një mundësi të rëndësishme për studentët dhe të pranishmit që të përfitojnë nga përvojat ndërkombëtare.

Gjatë ligjëratës, Dr. Steiner ndau me të pranishmit përvojën e tij shumëvjeçare në diplomaci dhe angazhimin në çështje ndërkombëtare, duke folur për sfidat dhe përgjegjësitë që lidhen me rolin e një diplomati, si dhe për rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme ndërkombëtare.

Ai solli momente kyçe nga karriera e tij dhe u shpreh i impresionuar nga arritjet dhe niveli profesional i UBT-së, duke theksuar rëndësinë e institucioneve të tilla në edukimin e gjeneratave të reja.

Ky aktivitet ishte pjesë e një sërë ngjarjesh të organizuara në kuadër të Akademisë, e cila synon të fuqizojë njohuritë, aftësitë dhe përvojat e studentëve përmes bashkëpunimeve me diplomatë, ekspertë dhe profesionistë të njohur ndërkombëtarisht.

 

Exit mobile version