Në Tampere të Finlandës është mbajtur Expo dhe Konferenca për Qytetet e Mençura me pjesëmarrjen e akterëve më të mëdhenj global të kësaj fushe, në mesin e të cilëve ishte edhe UBT, ku u përfaqësua nga drejtori i Institutit për Studime Urbane, Shqiprim Ahmeti.
Takimet dypalëshe me kompanitë si: Abloy, Wapice, Smart City Innovation Cluster si dhe me përfaqësues të Rrjetit të Qyteteve të Mençura Evropiane, i kanë hapur rrugë bashkëpunimit shumë dimensional në të ardhmen duke ndërtuar kështu partneritete të reja ndërkombëtare për projekte të përbashkëta dhe me impakt të gjerë dhe real në zhvillimin e qëndrueshëm.
Takimet dhe vizitat reciproke dypalëshe në mes të UBT-së dhe partnerëve të rinj do të zhvillohen shpejt, për t’u hapur rrugë projekteve të reja të cilat i konkretizojnë idetë dhe vizionin e përbashkët për zhvillim të qëndrueshëm, qytete të mençura dhe ambient më të jetueshëm për të gjithë.