Me rastin e vdekjes së mikut të madh të Kosovës, zëvendëskancelarit të Austrisë, dr. Erhard Busek, UBT mbajti një mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së dr. Erhard Busek.
Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi ka vlerësuar lartë veprën dhe kontributin e dr. Erhard Busek, dhënë për çështjen e Kosovës dhe për UBT-në, duke dhënë mbështetje të madhe për institucionin në të gjitha lëmitë.
“Dr. Erhard Busek ishte kryetar i Bordit Mbikëqyrës në UBT në fillet e saj, në kohën kur ne besuam dhe sollëm në Kosovë modelin evropian të shkollimit, dhe dr. Erhard Busek ishte një prej mbështetësve tanë kryesor”, ka thënë rektori Hajrizi.
Rektori Hajrizi iu ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që kanë punuar dhe që e kanë njohur dr. Erhard Busek, duke thënë se personaliteti i tij energjia pozitive, si dhe kontributi në rrafshin politik dhe ekonomik nuk do të harrohet asnjëherë.