UBT ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me İstanbul Ticaret Üniversitesi, e cila parasheh shkëmbim të përvojave, të stafit akademik, studentëve si dhe programe të përbashkëta studimi. Marrëveshja është nënshkruar në Stamboll nga Rektori i UBT-së, Prof.Dr.Edmond Hajrizi dhe Rektori i İstanbul Ticaret Üniversitesi, Prof. Dr. Yücel Uğurlu.
Fushat specifike të bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve përfshijnë aktivitete të përbashkëta kërkimore, ligjërata të përbashkëta përmes e-learning, shkëmbim të stafit akademik, të studentëve, pjesëmarrje në seminare dhe takime akademike, shkëmbim të materialeve të publikuara akademike dhe informacioneve të tjera.
İstanbul Ticaret Üniversitesi (Universiteti Tregtar i Stambollit) është themeluar në vitin 2001 nga Fondacioni i Edukimit dhe Shërbimeve Sociale të Dhomës së Tregtisë së Stambollit me gjashtë (6) fakultete: Shkenca Humane dhe Sociale, Biznes, Drejtësi, Komunikim, Inxhinieri, Arkitekturë dhe Dizajn me synim për të lidhur akademinë me komunitetin e biznesit.
“UBT po hap çdo ditë nga një dritare të re bashkëpunimi, duke krijuar alenca të reja ndërmjet Kosovës dhe vendeve të ndryshme të botës në fushën e shkencës dhe dijes”, shprehet ai.
Rektori Hajrizi pret që nga ky bashkëpunim të përfitojnë përvoja e njohuri të reja stafi dhe studentët respektiv.