UBT News

UBT – Korça Innovation & Technology Hub, një histori suksesi

Korça Innovation & Technology Hub e menaxhuar nga UBT, është shndërruar në një histori suksesi në fushën e teknologjisë dhe inovacionit në qytetin e Korçës e më gjerë.

Interesimi i madh i të rinjve për programet “Social Media Managment”, “Web Programming” e “Paketa Adobe” është kurorëzuar këtë të shtunë me diplomimin e fazës së dytë të studentëve, pjesa më e madhe e të cilëve janë punësuar pas trajnimeve të ndjekura e njohurive të fituara.  

Në ceremoninë solemne ka marrë pjesë edhe Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi dhe Kryetar i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, të cilët e kanë vlerësuar lartë performancën e Korça Innovation & Technology Hub në gjashtë muajt e parë të funksionimit, gjatë së cilëve janë diplomuar 90 të rinj prej të cilëve 32 janë punësuar menjëherë ndërsa 58 të tjerët janë duke punuar si freelancers.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka përgëzuar të diplomuarit që krahas aftësive profesionale tashmë edhe janë punësuar.

“Teknologjia dhe inovacioni sot janë shtylla kryesore e zhvillimit modern e prosperues. E ju që sot po aftësoheni profesionalisht e me kompetenca të plota në këto fusha do të jeni padyshim krahu i fortë i zhvillimit të Korçës në hap me trendet e kohës”, ka thënë me këtë rast, Rektori Hajrizi.

Në fazën e dytë janë diplomuar 46 studentë të cilët janë përgëzuar nga Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

“Krenar për 46 studentët e parë që diplomohen në Social Media Managment dhe programet e tjera që ‘Korca Inovation and Technology Hub’ ofron”, ka thënë Filo.

“Me bashkëpunimin e një prej institucioneve më të njohura në teknologji “UBT” Prishtinë, falë një programi ambicioz do të ofrojmë trajnime dhe mundësi për punësimin e të rinjve në Korçë”, ka shtuar ai.

Korça Innovation & Technology Hub, është një projekt i jashtëzakonshëm inovativ e teknologjik, i cili bën bashkë të kaluarën, përmes bibliotekës me fondin prej mbi 200,000 librash të ndryshëm dhe të ardhmen me mbi 90 projekte inovative e teknologjike të UBT-së.

E konceptuar si një dritare e re frymëzuese për teknologji, inovacion, informacion e sipërmarrje, që u ofrohet të rinjve dhe të rejave të qytetit të Korçës, Korça Innovation & Technology Hub, tashmë ka dhënë frytet e para duke aftësuar profesionalisht të rinjtë për t’iu qasur me sukses tregut të punës.  

Po ashtu në Korça Innovation & Technology Hub, është mbajtur sesion informues për trajnimin më të fundit që do të fillojë së shpejti – Java Full Stack.

Rezultati i suksesit
Rektori Hajrizi dhe Kryetar Filo duke ndarë diplomat
Të diplomuarit
Rektori i UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizi
Rektori Hajrizi dhe Kryetar Filo duke ndarë diplomat
Rektori Hajrizi dhe Kryetar Filo duke ndarë diplomat
Rektori Hajrizi dhe Kryetar Filo duke ndarë diplomat
Kryetari i Korçës, Sotiraq Filo
Profesori Blerim Zylfiu
Profesori Lavdim Menxhiqi

Exit mobile version