Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi njoftoi se si inteligjenca artificiale po shfrytëzohet në edukim. Ai në konferencën ndërkombëtare “Kufijtë e lirisë së fjalës”, tha se UBT-ja përmes inteligjencës artificiale ka mundësuar testimin e njohurive të studentëve.
“Ne kemi arritur sot që përmes ndërlidhjes të inteligjencës artificiale dhe realitetit virtual dhe të shtuar, ne të bëjmë studentët tanë të kenë mundësi të testohen nga një profesor i inteligjencës artificiale për temën për të cilën do të hyjë në provim. Sistemi jonë e konfirmon që ti ke arritur te kompetenca, po flet bukur, ke hyrë thellë, je duke u përgjigjur saktë apo ke nevojë ende të zhvillohesh. Një lloj stimulimi mjaft i mirë, nganjëherë më i mirë se njeriu për të konfirmuar se a je gati për kompetencën apo nuk je”, deklaroi Hajrizi.
Rektori njoftoi se përmes inteligjencës artificiale UBT-ja bëri edhe testimin e shëndetit të njeriut./UBTNews/