UBT News

UBT International Smart Schools hap regjistrimet për vitin shkollor 2025/2026

UBT International Smart Schools ka hapur regjistrimet për vitin shkollor 2025/2026, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për prindërit që kërkojnë një arsim inovativ dhe cilësor për fëmijët e tyre. Si shkolla më moderne dhe e avancuar në Kosovë, UBT International Smart Schools ofron një program të pasur edukativ që synon të krijojë gjenerata të mençura, duke integruar teknologjinë dhe metodat më të fundit pedagogjike.

Shkolla ka një gamë të gjerë mundësish për regjistrim në drejtime të ndryshme, duke përfshirë:

  • Shkolla e Mesme e Teknologjisë Informative dhe Elektroteknike – Gjimnazi TIK
  • Gjimnazi Natyror
  • Gjimnazi Gjuhësor
  • Asistent Dentar
  • Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë
  • Teknik i Farmacisë
  • Teknik i Laboratorit Mjekësor
  • Teknik i Optikës – Opticient
  • Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët UBT

Në një mjedis kreativ dhe interaktiv, nxënësit do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre në një ambient që promovon inovacionin dhe ekselencën akademike. UBT International Smart Schools fokusohet në përgatitjen e liderëve të së ardhmes, duke ofruar mundësi për zhvillimin e potencialit të nxënësve dhe duke i përgatitur ata për sfidat e një bote gjithnjë e më të digjitalizuar dhe të përparuar.

Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, mund të vizitoni Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-sëLipjan, ose të kontaktoni në numrin +383 46 332 233.

Exit mobile version