UBT ka mirëpritur delegacionin nga Universiteti Muş Alparslan i Turqisë, të udhëhequr nga Rektori Prof. Dr. Mustafa Aliçan, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik në Lipjan, në kuadër të një vizite zyrtare që shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar.
Gjatë takimit, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, duke hapur rrugë për projekte të përbashkëta shkencore, shkëmbim të stafit akademik dhe administrativ, mobilitet të studentëve, organizim të konferencave dhe simpoziumeve, si dhe iniciativa të përbashkëta në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.
Në këtë takim morën pjesë figura kyçe nga të dy universitetet. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, delegacioni turk vizitoi ambientet e Parkut Shkencor, duke u njohur nga afër me laboratorët, hapësirat e inovacionit dhe kapacitetet teknologjike që UBT ofron për studentët dhe studiuesit e tij.