UBT News

UBT dhe Universiteti i Minho-s nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi akademik në Braga

Në kuadër të vizitës zyrtare në qytetin historik të Braga-s, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Rektori i Universitetit të Minho-s, Prof. Dr. Rui Vieira de Castro, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimit të bashkëpunimit midis dy institucioneve.

Kjo marrëveshje ka si objektiv të promovojë shkëmbimin e studentëve të ciklit të parë dhe të dytë, duke ofruar mundësi për përvoja akademike dhe kulturore nga të dyja anët. Gjithashtu, marrëveshja parasheh mbikëqyrjen e përbashkët të tezave të masterit, nxitjen e hulumtimeve dhe inovacionit në fushat përkatëse.
Një aspekt i rëndësishëm i kësaj marrëveshjeje është lehtësimi dhe zhvillimi i përbashkët i planeve dhe kurrikulës së programeve me interes të përbashkët në përputhje me politikat zhvillimore dhe kërkesat e tregut.
Me këtë marrëveshje, dy rektorët u zotuan se do të angazhohen për të krijuar një partneritet të qëndrueshëm dhe të frytshëm, i cili do të sjellë përfitime të ndërsjella për të dyja institucionet./UBTNews

Exit mobile version