Një delegacion i UBT-së i përbërë nga ekspertë institucional është pritur në takim pune nga përfaqësuesit e komunës së Vitisë, përfshirë drejtorë të drejtorive dhe zyrtarë komunalë, me qëllim për të diskutuar lidhur me hartimin e planit zhvillimor për këtë komunë.
Hartimi i një plani të tillë është duke u mbështetur nga profesionistë të fushave përkatëse, ku grupi punues i projektit po ofron mbështetje profesionale dhe organizative, teksa do të zhvillojnë vizita në terren, e konferenca informative lidhur me projektin.
Në kuadër të këtij takimi pjesë e së cilës ishte edhe zv.kryetari i Vitisë, Hasan Aliu, u ritheksua se projekti ka për qëllim përmirësimin e menaxhimin hapësinor dhe urbanistik, si dhe të rregullojë dhe forcojë strukturat organizative të përshtatshme për planifikim strategjik.