Rektori i UBT-së prof.dr. Edmond Hajrizi dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në emër të institucioneve që drejtojnë, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit “Aplikacioni online për leje ndërtimore në Komunën e Suharekës”.
Përmes kësaj marrëveshjeje UBT do t’i ofrojë në shfrytëzim Komunës së Suharekës aplikacionin që e ka zhvilluar lidhur me aplikimin online për leje ndërtimore.
Me këtë rast, rektori Hajrizi ka thënë se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për faktin se qytetet tani janë duke hyrë në një fazë tjetër të digjitalizimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.
Të dyja palët u pajtuan për të thelluar bashkëpunimin e tyre në fusha të ndryshme, kështu duke planifikuar që në të ardhmen të zhvillojnë edhe projekte të tjera të përbashkëta.