UBT News

UBT dhe EIC organizuan webinar në Ditën Botërore të Kreativitetit dhe Inovacionit

Për të shënuar Ditën Botërore të Kreativitetit dhe Inovacionit, European Innovation Council (EIC) dhe UBT organizuan webinar për të mbështetur të gjithë aplikantët për të hapur dhe sfiduar thirrjet në sektorin agroushqimor.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në fjalën e tij hyrëse falënderoi të pranishmit në këtë webinar dhe organizatorët për angazhimin, si dhe theksoi nevojën dhe rëndësinë e këtyre organizimeve me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të studentëve.

Ivan Stefanic nga European Innovation Council and SMEs Executive Agency (EISMEA), shtjelloi detaje rreth mundësive të Këshillit Evropian të Inovacionit për mbështetjen e sipërmarrësve vizionarë dhe shkencëtarëve sipërmarrës në sektorin agroushqimor, si dhe diskutoi për Sfidën Pathfinder – Ushqimi i saktë dhe Sfidën e përshpejtuesit – Teknologji të reja për bujqësinë elastike.

Stefanic në prezantimin e tij potencoi se zhvillimi dhe përshkallëzimi i inovacioneve ndërdisiplinore novator që do të çojnë në një transformim të zgjidhjeve aktuale për bujqësinë rigjeneruese dhe shëndetin e tokës në disa fusha, si: Plehërimi i qëndrueshëm, mbrojtja e të korrave sipas parimeve të Menaxhimit të Integruar të Dëmtuesve me fokus në masën mekanike/fizike dhe biologjike, ujitja dhe menaxhimi i tokës merren si objektiva specifike të sfidës.

Johannes Bunz përfaqësues nga EISMEA foli rreth shërbimeve të Përshpejtimit të Biznesit dhe Shërbimeve “Tech to Market”, të cilat mundësojnë mbështetjen e EIC përtej financimit duke synuar kështu përshpejtimin e inovacioneve të EIC dhe rritjen e kompanive të teknologjisë së thellë.

Exit mobile version