Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, bashkë me kryetarin e Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, kanë nëshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për menaxhimin e Hubit më të madh të teknologjisë dhe inovacionit që së shpejti do të hapet në qytetin e Korçës.
Njoftimin për këtë marrëveshje bashkëpunimi e ka bërë të ditur kryetari i kësaj bashkie, Sotiraq Filo, ku theksoi se kjo marrëveshje do të sjellë teknologji e inovacion për të rinjtë e Korçës.
Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi është shprehur i lumtur me këtë marrëveshje të arritur, duke thënë se ky bashkëpunim me Bashkinë e Korçës do të jetë rol model për inovacion për të gjithë të rinjtë e Korçës, si dhe do të jetë një ambient inovativ me teknologjinë më të avancuar të kohës.
Me këtë projekt madhor, UBT, me ekspertët e angazhuar, do të ofrojë mbështetje akademike dhe do të ketë rol kyç në hartimin e trajnimeve profesionale në gjuhën programuese.
UBT përmes kësaj marrëveshjeje, të rinjëve korçarë do u ofrojë një Qendër Inovative, që do të jetë ambient i atillë që studentëve dhe të rinjëve do t’u sjellë vetëm zhvillim e prosperitet.