Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka pritur në takim kryetarin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, me të cilin ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.
Përmes këtij memorandumi synohet bashkëpunimi për zhvillimin e moduleve dhe programeve të ndryshme të studimit, konkretisht përfshirja e një lënde në fushën e politikave të konkurrencës.
Ky memorandum parasheh organizimin e veprimtarive shkencore dhe profesionale si: simpoziume, konferenca, seminare, tryeza, shkolla verore, trajnime, etj.
Rektori i UBT-së prof.dr. Edmond Hajrizi ka thënë se kjo marrëveshje është e rëndësishme për institucionin, për faktin se do të jetë në shërbim të studentëve, për të shkëmbyer përvoja dhe praktika më të mira me stafin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është promovimi i përpjekjeve të përbashkëta që ka UBT me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës në sferën e avancimit të çështjeve me interes reciprok, në zhvillimin e programeve të ndryshme të studimit, si dhe rritja e numrit të ekspertëve në fushën e politikave të konkurrencës.