UBT News

UBT afron Kosovën me qendrat kërkimore më të avancuara në Evropë

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga drejtori i njësisë kërkimore të CINECA-s, Dr. Sanzio Bassini, pati mundësinë të njihej nga afër me kapacitetet e jashtëzakonshme të kësaj platforme teknologjike, e cila përfaqëson një burim strategjik për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe transformimit digjital në Evropë.

Gjatë vizitës u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit konkret ndërmjet UBT-së dhe qendrës CINECA në fusha si inteligjenca artificiale, analiza e të dhënave të mëdha (big data), simulimet shkencore, teknologjitë emergjente, si dhe shfrytëzimi i fuqisë së superkompjuterit për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në arsim, shëndetësi, energji dhe klimë.

Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë që kanë partneritete të tilla për avancimin e kapaciteteve kërkimore dhe inovative të institucioneve kosovare dhe për ndërlidhjen më të fuqishme me rrjetet shkencore evropiane. Ai gjithashtu prezantoi qasjen e UBT-së si një universitet lider në rajon për digjitalizimin dhe integrimin e teknologjive të avancuara në procesin arsimor dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

Exit mobile version