UBT News

UBT, adresë e duhur për të gjitha trojet shqipe

E ftuar në emisionin “n’RITËM” në Campus Radio ishte Elita Hajrizi e cila bën pjesë në stafin e UBT-së. Me të mes tjerash diskutuam edhe për kampanjën për vitin e ri akademik 2025/2026.

Ajo tregoi më shumë detaje për qëllimin dhe mesazhin e kësaj fushate, që pritet të ketë impaktin e saj, duke bërë bashkë studentë nga të gjitha trojet shqiptare.

Elita më tutje ka bërë thirrje për ata që duan të jenë pjesë e UBT-së dhe inovacioneve që ky institucion ofron.

“Kampanja sapo ka filluar dhe sigurisht që më tutje na presin edhe projekte të reja, e nisim me UBT Global Fest që do të mbahet me 8 korrik e pastaj Akademitë Verore për të gjitha drejtimet që ka UBT”, u shpreh Elita.

Ajo më tutje përmendi edhe rankimet, sidomos ato të viteve të fundit duke theksuar që UBT është barazuar me zgjidhjet më inovative që janë nëpër botë e nuk ndihen  aspak inferior.

“E kemi thyer krejt këtë barrierë që arritëm të barazohemi me të gjitha vendet në botë dhe sipas meje kjo është arritja më e madhe. Gjithmonë si UBT kemi qenë të hapur për studentët e rinj nga gjithë trojet shqipe, por deri tani ndoshta nuk i kemi targetu por këtë vit vendosëm që meqenëse janë kushtet e mira dhe kualitet i lartë dhe i barabartë me institucionet tjera ndërkombëtare”, përfundoi ajo.

Përndryshe, “n’RITËM” me autore dhe moderatore Albina Zeneli vjen në frekuencën 100.7FM çdo ditë pune nga ora 13:00-15:00.

Tune In: https://www.ubt-uni.net/sq/media-dhe-evente/ubt-radio-kampusi/

/UBT News/

Exit mobile version