UBT News

Uber thotë se grupi i hakerëve Lapsus$ qëndron pas sulmit kibernetik

Uber tha grupi i hakerëve Lapsus$ qëndron pas një sulmi kibernetik që ndodhi javën e kaluar. Si pasojë e sulmit, kompania u detyra që të mbyllë përkohësisht disa sisteme të brendshme, duke shtuar se autorët fituan qasje pasi morën kredencialet e llogarisë së një kontraktori të jashtëm.

Lapsus$ është një grup i akuzuar për shkelje të shumta të të dhënave të korporatave të profilit të lartë. Grupi besohet se i ka rrënjët në Britani të Madhe dhe Brazil. Edhe më herët ky grup u akuzua për sulme kibernetike ndaj kompanive sikurse Microsoft, Samsung, Nvidia dhe Okta.

Kompania njoftoi gjithashtu se sulmuesit arritën të shkarkojnë ose të hyjnë në mesazhet e kompanisë Slack dhe të dhënat e lidhura me faturat nga një mjet i brendshëm.

Uber fillimisht njoftoi se ra pre e sulmit kibernetik të enjten./UBTNews/

Exit mobile version