Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uber po paditet nga 550 gra të cilat dyshohet se janë sulmuar nga shoferët e Uber. Në dokument thuhet se gratë pasagjere janë rrëmbyer, sulmuar seksualisht, përdhunuar e përndjekur nga ta.
Padia u dorëzua në Gjykatën e Lartë të Qarkut të San Franciskos të mërkurën.
“Sulmi seksual është krim i tmerrshëm dhe ne po e shqyrtojmë seriozisht çdo raport të vetëm”, tha një zëdhënës i Uber për BBC.
Padia, e paraqitur nga avokatët në firmën ligjore Slater Slater Schulman, pretendon se sulmet seksuale ndodhën në “shtete të ndryshme”. Thuhet se së paku edhe 150 raste të tjera janë duke u hetuar./UBTNews/