UBT News

Uber ndihmon OKB-në për të planifikuar dërgesat e ndihmave në Ukrainë

Uber ka modifikuar softuerin e saj për Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP) në mënyrë që të ndihmojë me dërgesat e ndihmave urgjente në Ukrainë.

Pritet që teknologjia e cila do testohet në qytetin qendror të Dnipros, do t’i bëjë dërgesat më të shpejta.

Furnizimet do të zhvendosen duke përdorur automjete më të vogla dhe më shumë shoferë. Agjencitë thonë se kamionët më të mëdhenj janë në rrezik sulmi dhe shpesh përpiqen të kalojnë rrugët dhe ndërtesat e dëmtuara.

“Na kursen kohë, na kursen para, na kursen energji”, tha kreu i WFP, David Beasley, për BBC.

Nëse është i suksesshëm, sistemi do të shtrihet në katër qytete të tjera.

WFP thotë se synon të ofrojë ndihmë për tre milionë ukrainas deri në fund të qershorit./UBTNews/

Exit mobile version