Katër persona janë arrestuar në Pozheran të Vitisë, pasi që të njëjtit dyshohet se në një shkollë fillore kanë vjedhur katër kompjuterë –laptop në vlerë të 2 mijë e 500 euro.
Kompjuterët janë konfiskuar në tre lokacione të ndryshme. Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje.