Ahengjet e shpeshta të këtyre ditëve si duket po u japin hapësirë keqbërësve që më lirshëm të depërtojnë nëpër shtëpi të ndryshme për të kryer vjedhjet.
Policia e Kosovës njofton se dy raste të tilla janë raportuar në Suharekë dhe Pejë.
Në fshatin Savrovë të Suharekës, viktima femër ka raportuar se deri sa ka qenë në një aheng, i janë vjedhur stoli ari.
Po ashtu në Pejë, viktima femër – shtetase e Malit të Zi, ka informuar se deri sa ishte në një aheng i është vjedhur një çantë dore. Sipas viktimës, aty kishte para të gatshme dhe stoli ari.
Bëhet e ditur se për të dyja vjedhjet rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante.