UBT News

U varros Papa Benedikti XVI

Sot, në Vatikan është varrosur Papa Benedikti i XVI, i cili ka vdekur të shtunën, në moshën 95-vjeçare.

Ceremoninë e varrimit e ka udhëhequr Papa Françesku, i cili gjatë meshës tha: “Lavdërim dhe lamtumirë përfundimtare”, duke i kërkuar Zotit “të ngushëllojë Kishën”.

Në ceremoninë e varrimit të Papa Benediktit të XVI kanë marrë pjesë mijëra njerëz.

Exit mobile version