Sot është varrosur Blerand Kadrijaj, njëri nga dy viktimat në incidentin me armë në Pejë.
Sipas hetimeve, të dy viktimat kishin shtënë me armë në drejtim të njëri-tjetrit, kurse i përfshiri i tretë në rast, Avni Ademaj, dyshohet se kishte shtënë disa herë në drejtim të Blerand Kadrijajt.
Blerand Kadrijaj ishte kandidat për kryetar të Komunës së Deçanit më 2017 nga radhët e PDK-së.