Zyrtarët e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan kanë parandaluar një rast kontrabande. Në këtë institucion, u tentua të futej një telefon, në mënyrë të kamufluar përmes rrobave të sjella nga vizitori.
“Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve korrektues ka rezultuar në lokalizimin dhe konfiskimin e telefonit, ndërsa vizita është anuluar. Për rastin është njoftuar menjëherë edhe Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.