Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt gjatë vikendit ka shqiptuar 357 tiketa për qytetarët që s’i respektuan masat antiCOVID.
“Këto masa janë respektuar nga shumica qytetarëve, fale ngritjes së vet përgjegjësisë qytetare, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë ditëve të vikendit janë shqiptuar 357 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të parapara me ligji 07/L-006, si dhe janë dhënë 146 vërejtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre.
“Policia e Kosovës do të vazhdoj me përmbushjen e detyrave të saj dhe në çdo kohë dhe çdo vend ku do të hasen personat të cilët nuk i respektojnë masat, ndaj tyre do të veprohet sipas ligjit në fuqi”, thuhet më tej në njoftimin e PK-së./UBTNews