Dje në Prizren një person ka humbur jetën, pasi u rrëzua nga një pemë. Policia njofton se viktimës i është dhënë tretmani mjekësor, por nga lëndimet e pësura, ka ndërruar jetë.
“Viktima mashkull kosovar, është rrëzuar nga pema dhe ka pësuar lëndime të rënda. Viktimës i është dhënë tretmani mjekësor, por nga lëndimet e pësuara, ka ndërruar jetë”, njofton policia./UBTNews