UBT News

U rrahën me shufra metali, policia arrestoi pesë persona në Viti

Në fshatin Dobresh të Vitisë janë arrestuar pesë të dyshuar, të cilët pas një mosmarrëveshje ishin përfshirë në rrahje, ku ishin përdorur edhe shufra metali.

Policia njofton se rasti kishte ndodhur tri ditë më parë, ndërkaq të dyshuarit u arrestuan dje.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version