Sot, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se viktima e shqetësuar ka tentuar të bëjë vetëvrasje, duke përdorur preparate higjienike.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar./UBTNews/