Libri: “Shteti i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”, nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jagger është promovuar në hapësirat e Biblotekës Kombëtare të Kosovës “Pjeter Bogdani”.
Pjesëmarrësit e shumtë folën për veprimtarinë e ish-luftëtarit dhe ish-presidentit, të cilët u shprehën të bindur se ai dhe të tjerët do të triumfojnë përballë drejtësisë në Hagë.
Libri i gazetarëve britanikë në gjuhën shqipe është sjellë nga shtëpia botuese “Fan Noli”, derisa përkthimi i tij është bërë nga ish-kryediplomatja e Shqipërisë, Arta Dade.
Në fjalën e tij, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se gjatë luftës gjithë ushtarët përpiqeshin të derdhin gjak që vendi i tyre të jetë i lirë. Ai u shpreh i bindur se të gjithë ish-çlirimtarët do të triumfojnë përballë drejtësisë./UBTNews/