Emri i Kamala Harris është kudo. Ajo është nënkryetarja e 49-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shërbyer nën presidentin Joe Biden, Harris ka bërë histori si gruaja e parë me ngjyrë dhe e para që ka origjinë nga Azia Jugore në këtë post. Kamala Harris u lind më 20 tetor të vitit 1964 në Oakland, Kaliforni.
E, sot do të kemi një informacion që më shumë cilësohej si thashethem. Prezantuesja e njohur Oprah Winfrey i’u jep fund polemikave të shumta se ajo ishte paguar 1 milion dollarë emër të fushatës presidenciale të Kamala.
“Një burim i njohur me çështjen tha për Washington Examiner se fushata e Harris shpenzoi gjashtë shifra për të ndërtuar skenë për shfaqjen e Harris në podkastin e famshëm ‘Call Her Daddy’, me moderatoren Alex Cooper”, shkruante Examiner. “Intervista u publikua në tetor dhe thuhet se u xhirua në një dhomë hoteli në Washington, D.C.”.
Po ashtu, fushata shpenzoi deri në 20 milionë dollarë për çështjet e shteteve kyçe para Ditës së Zgjedhjeve, sipas një raporti nga New York Post.
Ndërsa Oprah nuk ishte shumë e prirur të fliste për rezultatet e zgjedhjeve , të cilat e panë Donald Trumpin të shfaqej si presidenti i ri, ajo e bëri të qartë se nuk pranoi asnjë monedhë për fushatën e askujt.
Kur u pyet për pagesën e supozuar, Oprah tha se raportet nuk ishin “të vërteta” … duke shtuar se ajo “nuk ishte paguar asgjë — kurrë”. /UBT News/