Një shtetas serb u ka ofruar ryshfet policëve në Klinë për të mos ia shqiptuar gjobën në trafik.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i njëjti është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, për shkak se njësitit policor iu kishte ofruar ryshfet me qëllim që ata të mos ja shqiptonin gjobën për kundërvajtje, tejkalim të shpejtësisë që e kishte bërë derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.