MV Brave Commander u largua nga porti i Detit të Zi në Pivdennyi dhe do të lundrojë në Xhibuti për “dërgesë në Etiopi”, konfirmoi ministria ukrainase e Infrastrukturës përmes një postimi në Telegram. Anija mban 23 mijë ton grurë.
Është anija e parë e marrë me qira nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP) që largohet nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus në muajin shkurt. Qeveria njoftoi se së shpejti do të nisen edhe dy-tri dërgesa tjera./UBTNews/