Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për trajtimin mjekësor jashtë institucioneve publike.
Ky udhëzim përmban rregullat dhe procedurat nëpërmjet të cilave Qeveria e Republikës së Kosovës do të përkrahë financiarisht qytetarët për shërbime shëndetësore, të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore.
Sipas njoftimit, gjithsecili qytetar i Republikës së Kosovës gëzon të drejtën e mbështetjes financiare në vlerë deri në 30 mijë euro brenda një viti për shërbimet që nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore në Kosovë.