Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratoi në këtë të shtunë me mbështetje të gjerë një ndihmë ushtarake prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, mes kundështimeve të republikanëve të vijës së ashpër.
Legjislacioni tani kalon në Senatin me shumicë demokrate, ku u miratua një projektligj po i ngjashëm më shumë se dy muaj më parë.
Udhëheqësit amerikanë, që nga presidenti amerikanë Joe Biden e deri tek kreu i republikanëve në Senat Mitch McConnell, kishin kërkuar prej kohësh kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, ta hidhte atë në votim.
Demokratët dhe republikanët votuan për të mbështetur këtë projekt-ligj, pas një beteje disamujore lidhur me pjesën e nidhmës ushtarake për shtetin ukrainasë, ndërsa ende vazhdon përpjekjet për zë zmbrapsur agresionin rus.
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi pjesën e ndihmës për Ukrainën prej 61 miliardë dollarësh,dhe prej 26 miliardë dollarësh që ndihmon Izraelin dhe ofron ndihmë humanitare për banorët e Gazës, u miratua lehtësisht.
Një pjesë e kësaj pako ligjore mbi sigurinë kombëtare, si dhe për ndihmën për aleatët e Shteteve të Bashkuara në Indo-Paqësor, u miratuan me shpejtësi./UBTNews/