U realizua takimi me përfaqësues të Bordit Industrial pranë UBT-së dhe përfaqësuesve nga Industria në kuadër të programeve të Shkencave të Ushqimit dhe Agrikulturës.
Fillimisht Dekani i Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji, Prof. Fidan Feka, ju dëshiroi mirëseardhje dhe i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme, për UBT-në dhe programin e Shkencave të Ushqimit dhe Agrikulturës, si në organizimin e praktikave të studentëve, zhvillimin dhe harmonizimin e kurrikulave të studimeve konform kërkesave të tregut të punës dhe punësimin e studentëve të sapo diplomuar.
Studentët e sapodiplomuar janë të punësuar në mbi 100 prej industrive prodhuese dhe përpunuese të ushqimeve, agjencione të ndryshme dhe sektorë të tjerë.
Në kuadër të agjendës së takimit janë përfshir tema me interes të ndërsjellë, si: performanca e institucioneve të larta arsimore në sektorin agroushqimor, harmonizimi i kurrikulave në nivelin bachelor dhe master konform kërkesave të sektorit agroushqimor dhe shqyrtimi i mundësive për aplikim në projekte të përbashkëta.
Takimi rezultoi me shumë propozime dhe rekomandime të cilat kishin për qëllim zhvillimin e programeve dhe harmonizimin e tyre konform kërkesave të tregut që ballafaqohet industria dhe sektorë të tjerë agroushqimor dhe krijimin e mundësive të reja për aplikim në projekte të përbashkëta në zhvillimin e këtij sektori.
UBT në vazhdimësi ofron mbështetje profesionale me konsulta të vazhdueshme për sektorin agroushqimor me qëllim të ngritjes së kapaciteteve prodhuese, si në aspektin cilësor dhe sasior.
Gjithashtu, UBT është shumë falënderues për sektorin që në vazhdimësi ka mbështetje të ndërsjellë.