Sarah Talbi nga Belgjika u lind pa krahë, por kjo nuk e ndaloi të jetojë si çdo person tjetër.
Ajo gatuan, pastron, lan flokët dhe bën dush vetë, pikturon thonjtë, ushtron …
“Unë mund të bëj me këmbët e mia gjithçka që bëjnë të tjerët me duart e tyre,” thotë 38-vjeçarja Sarah Talbi.
“Si fëmijë, nuk ndihesha ndryshe nga bashkëmoshatarët e mi. Gjithçka që të tjerët mësuan të bënin me duart e tyre, si veshja apo ushqyerja, mësova ta bëja me këmbët e mia,” tha ajo.
Sarah është gjithashtu nënë e Lilës dyvjeçare dhe tregon se ajo kujdeset për vajzën e saj si çdo nënë tjetër.
“E kreh, i laj flokët, e çoj në shkollë dhe gatuaj. Lila nuk më sheh ndryshe nga të tjerët,” shpjegoi ajo, duke shtuar se amësia mund të jetë e vështirë ndonjëherë, veçanërisht me mungesën e saj, por kjo nuk e ndalon të jetë nëna më e mirë për të.
“Gjithçka është e mundur kur ju dëshironi, dhe unë gjithmonë kam pasur një dëshirë për një jetë normale,” tha Sarah.