UBT News

“U largova vetëm me shpirtin tim”

“Ne u larguam vetëm me shpirtrat tanë”, ishin fjalët e një adoleshenti që shpëtoi nga një ndërtesë që u shemb nga tërmeti.

Ai dhe tre të rinj të tjerë të mbijetuar sirianë, emrat e të cilëve janë ndryshuar më poshtë, i përshkruan sprovat e tyre për organizatën “Save the Children”.

Firas, 10 vjeç

“Ne ishim të frikësuar. Ndërtesa u shemb. Të gjithë ishin brenda; gjysma e tyre shpëtuan, gjysma tjetër vdiq”.

Hosni, 17 vjeç

“Ne ndjemë se shtëpitë po dridheshin, ata që mundën të iknin, ikën, por pjesa tjetër vdiq.

“Ne u larguam vetëm me shpitrat tonë, kaq. Edhe gjërat e dikujt si telefoni dhe gjërat e tyre nuk mund të shpëtoheshin. Ne vrapuam me rrobat tona, por pjesa tjetër është zhdukur”.

Ayman, 13 vjeç

“Ne ishim në gjumë, por babai im më zgjoi dhe dolëm jashtë. Ndërtesa po dridhej dhe vazhdoi të dridhej, më pas ra në rrënoja. Ne ishim shumë të frikësuar”.

Amin, 11 vjeç

“Isha në shtrat, ndërsa tërmeti po bëhej më i fortë, pak më vonë kur filloi të zbehej, doja të dilja jashtë, por diçka po bllokonte derën. Nuk e dija se si mund të largohesha. Pastaj hapa dritaren dhe u hodha nga ajo. Isha jashtë dhe fjetëm në makinë derisa në mëngjes shkuam te shtëpia e gjyshit tim”./UBTNews/

Exit mobile version