Një grua bashkë me djalin e saj 8-vjeçar janë dërguar në qendër të strehimit të viktimave të dhunës në Prishtinë, pasi u kërcënua nga bashkëshorti i saj.
Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Raportohet se viktima femër kosovare për arsye të sigurisë dhe djalit të saj tetëvjeçar dërgohet në qendrën e strehimit të viktimave të dhunës për arsye se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./UBTNews