UBT News

U kapën me 187 kg kokainë me një fitim 5 mln €, shkatërrohet banda italo-shqiptare

Autoritetet italiane shkatërruan një organizim kriminal, të përbërë nga trafikantë shqiptarë e italianë.

Droga e trafikuar prej 187 kg kokainë do t’i sillte këtij grupi kriminal një fitim tregu mbi 5 milionë euro.

Droga e mbërritur në portin e Vado Ligure, ishte fshehur brenda një kontajneri, për ta trafikuar më pas në të gjithë Italinë.

Me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike e të organizimit kriminal, autoritetet italiane të Guardia di Finanzës së Savonës kanë ekzekutuar 4 urdhër ndalimi, 3 nën masë ndalimi me burg e 1 person i katërt nën ndalimin e banimit në territorin savonez.

U kryen gjithashtu 6 kontrolle banesash.

Hetimet e Prokurorisë së Savonës i përkasin viteve 2020-2021 dhe kanë nisur pas arrestimit të 5 personave me sasi kokaine e hashashi, e qenë pikënisja e këtij operacioni.

Gjatë fazës investigative u sekeustruan 18 kg hashash e 500 gramë kokainë.

Baza e këtij grupi kriminal ishte qyteti i Savonës, por aktiviteti kriminal i tyre shtrihej në pjesën veri-perëndimore të Italisë e me klientë në të gjithë territorin e vendit, shkruan Oranews.

Të arrestuarit u transferuan në burgun e Genovas e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Exit mobile version