UBT News

U kap një i dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës mbrëmë pas mesnate ka ndaluar një veturë ‘Golf’ me targa vendore, në të cilën i dyshuari kishte të ngarkuar një sasi të masës drunore.

Policia e Kosovës njofton se gjatë verifikimit të personit i cili dyshohej se ka kryer veprën penale “Vjedhje e pyllit”, ka rezultuar se i njëjti kërkohet me urdhër arrest nga Gjykata themelore në Pejë, pasi që është i dënuar me një e gjashtë  muaj burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Pas përfundimit të procedurave dhe dhënien e vërtetimit për gjësendet e konfiskuara dhe për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, të cilën i dyshuari besohet se e ka kryer, në koordinim me prokurorin e shtetit, i dyshuari është ndaluar në qendër”, njofton PK-ja./UBTNews

Exit mobile version