Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informoi sot se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e të ndjerës Sebahate Morina, autoriteti kompetent në kuadër të institucionit të Prokurorit të Shtetit ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurorit të këtij rasti.
“Për epilogun e kësaj procedure opinioni publik do të njoftohet me kohë”, u bë e ditur në komunikatë.
E ndjera Sebahate Morina ishte vrarë më 14 mars të vitit 2021 nga ish-bashkëshorti i saj, i cili po ashtu kishte vrarë edhe veten.