UBT News

U godit mbrëmë nga vetura në Arllat të Drenasit, vdiq 19-vjeçari

Ka ndërruar jetë në QKUK 19-vjeçari që u godit nga vetura mbrëmë në Arllat të Drenasit. Ai ishte dërguar me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve të rënda trupore që kishte marrë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.

Exit mobile version