Ka ndërruar jetë në QKUK 19-vjeçari që u godit nga vetura mbrëmë në Arllat të Drenasit. Ai ishte dërguar me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve të rënda trupore që kishte marrë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet.