UBT News

​U dyshua për mjet shpërthyes në Taukbahqe, Policia jep detaje

Një mjet shpërthyes u dyshua se është gjetur në rrugën “Shpëtim Robaj” në Taukbahqe.

Nga Policia e Kosovës për KosovaPress kanë thënë se pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirë së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes.

Policia njoftoi se bëhet fjalë për një pajisje të veturës, teksa pas ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim.

Exit mobile version