Pas shpalljes së diagnozës, Jessie J ka qenë aktive në rrjetet sociale.
Gjatë performancës së saj të fundit live, Jessie J u premtoi fansave se do të triumfojë në betejën ndaj kancerit të gjirit.
Këngëtarja njoftoi këtë muaj se ishte diagnostikuar me kancer gjiri në fazë të hershme, pas një periudhe të gjatë analizash dhe kontrolle mjekësore. Në një postim në Instagram, ajo tregoi se ndjehej e ndarë mes dëshirës për ta mbajtur këtë për vete dhe nevojës për ta ndarë me publikun.
Pas shpalljes së diagnozës, Jessie J ka qenë aktive ku ka ndarë përditësime të ndjera me ndjekësit e saj. Javën e kaluar, ajo rrëfeu një nga momentet më të vështira deri tani, të cilin e quajti “dita më e keqe”.
Gjatë koncertit “Capital’s Summertime Ball” që u mbajt në Wembley Arena më 15 qershor, këngëtarja iu drejtua turmës prej 75,000 vetash me fjalët: “Ky është koncerti im i fundit para fillimit të trajtimit për të mposhtur kancerin e gjirit.”
“Ky moment është i rëndësishëm. Nuk mund ta përshkruaj sa shumë do të thotë. Jam krenare që ndjehem mirë që jam e hapur dhe e sinqertë me ju. Jemi me fat. Kemi plot arsye për të jetuar, për të ndjerë lumturi, për të bërë më shumë.”
Gjatë koncertit, performoi disa nga hitet e saj, përfshirë “Do It Like a Dude”, “No Secrets” dhe “Living My Best Life”. Në një postim tjetër, pati nënvizuar rëndësinë e pranimit të ndjenjave të vështira si frika, trishtimi, zemërimi dhe paniku.