UBT News

U bëhet thirrje Apple dhe Google që të heqin TikTok-un nga dyqanet e aplikacioneve

Pas shtytjes së Capitol Hill për të frenuar përdorimin e TikTok-ut, tani po u bëhet thirrje gjigantëve të teknologjisë, Apple dhe Google që ta heqin atë nga dyqanet e aplikacioneve.

Senatori Michael Bennet i dërgoi një letër kryeshefit ekzekutiv të Apple, Tim Cook dhe atij të Google, Sundar Pichai, të enjten, duke u bërë thirrje të heqin TikTok-un nga dyqanet e tyre përkatëse të aplikacioneve. Si arsye u përmendën shqetësimet lidhur me atë se si TikTok-u i trajton të dhënat e përdoruesve amerikanë.

“Ashtu si shumica e rrjeteve të mediave sociale, TikTok mbledh të dhëna të mëdha dhe të sofistikuara nga përdoruesit e tij”, tha Bennet. “Ndryshe nga shumica e rrjeteve të mediave sociale, TikTok përbën shqetësim”.

TikTok, i cili ka më shumë se 100 milionë përdorues aktivë mujorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është përballur me një kontroll në rritje nga zyrtarët shtetërorë dhe federalë për shkak të frikës se të dhënat amerikane mund të bien në duart e qeverisë kineze./UBTNews/

Exit mobile version