Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), apelon te të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor dhe të kenë me vete pajisjet dimërore.
Në një njoftim për media thuhet se Ministria e Mjedisit është e përgatitur për mirëmbajtjen dimërore të Autoudhëve dhe Rrugëve Nacionale dhe Rajonale të Kosovës, ndërsa kompanitë e kontraktuara janë të furnizuara me kripë sipas kontratave si dhe pajisjet për pastrimin e borës.
“Ne si ministri, do të bëjmë të pamundurën që të bëjmë pastrimin e rrugëve në mënyrë që të ketë qarkullim normal të automjeteve”, thuhet në njoftim.